INDEKSI PËR ZHVILLIMIN RINOR NË MAQEDONI
Unsplashed background img 2

Për Koalicionin SEGA

Koalicioni i organizatave rinore SEGA është një platformë kombëtare e organizatave rinore, aktive në fushën e lobimit për ndryshime në politikat e të rinjve, e përkushtuar drejt mbështetjes së aktivizmit rinor, përmirësimit të qasjes në informata dhe pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Koalicioni i organizatave rinore SEGA është themeluar në mënyrë joformale më 20 janar të vitit 2004 me qëllim për të dhënë kontribut në procesin e krijimit dhe zbatimit të Strategjisë kombëtare për të rinjtë të Republikës së Maqedonisë dhe për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave të të rinjve. Më 27 shtator të vitit 2004, është marrë vendim për regjistrimin zyrtar të Koalicionit si shoqatë qytetare.

Anëtarësia e Koalicionit (në këtë moment) përbëhet nga 27 organizata anëtare. Strukturën drejtuese e përbëjnë organet e mëposhtme:

  • Kuvendi - i përbërë nga të gjithë anëtarët;
  • Këshilli drejtues - i përbërë nga 5 përfaqësues të organizatave anëtare të plotfuqishme;
  • Këshilli Mbikëqyrës - i përbërë nga 3 anëtarë.

Struktura ekzekutive është e organizuar në Zyrë Qendrore me seli në Prilep, 4 zyra rajonale në: Shtip, Ohër, Tetovë dhe Shkup, si dhe 2 Qendra Informative dhe Këshillimore në Prilep dhe Kavadar.

VIZIONI I SEGA: Të rinjtë veprojnë ndaj ndryshimit dhe zhvillimit të Maqedonisë, marrin pjesë në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar për çështje të cilët i prekin ato në mënyrë të drejtpërdrejtë. SEGA si një koalicion rinor i qëndrueshëm dhe i zhvilluar u mundëson të rinjve të besojnë në vete, ti realizojnë interesat e tyre, të krijojnë dhe të ndërtojnë.

MISIONI I SEGA: Koalicioni i organizatave rinore SEGA punon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave rinore në nivel lokal dhe kombëtar, i ndërlidh dhe forcon organizatat rinore me qëllim të aktivizimit të rinisë dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tyre personal dhe profesional në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë 14 viteve të funksionimit të tij, SEGA ka hartuar një numër të madh botimesh, doracakë dhe raporte monitorimi, si dhe ka organizuar një numër të madh seminaresh dhe trajnimesh për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me nevojën për pjesëmarrjen rinore, si dhe avokimin dhe lobimin për nevojat e të rinjve.

Nënmeny Për projektin:

Projekti "Forcimi i përfshirjes rinore në bashkësitë lokale" mbështetet nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare. Projekti zbatohet në një periudhë prej 36 muajsh (tetor 2017 - shtator 2020).

Qëllimi kryesor i projektit është të rritet ndikimi i organizatave rinore drejt pjesëmarrjes qytetare në proceset e marrjes së vendimeve në nivel lokal dhe kombëtar, me se do të kontribuohet drejt përmirësimit të statusit dhe mirëqenies të personave të rinj në shtet.

Qëllimi kryesor do të arrihet përmes zbatimit të veglave novatore për detektimin e nevojave rinore, me përqendrim tek pjesëmarrja qytetare, forcimi i diturive dhe aftësive të organizatave rinore për adresimin e nevojave aktuale të të rinjve, duke përmirësuar kështu të kuptuarit për pjesëmarrjen rinore në bashkësinë lokale.

Projekti paraqet Indeksin për Zhvillimin rinor në Maqedoni si një mjet të ri dhe novator për adresimin e nevojave të të rinjve në të gjitha nivelet. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Agjencinë për rini dhe sport.